Zgjedhjet në Greqi, Tsipras telefonon Mitsotakis për ta uruar

Presidenti i SYRIZA-s, Alexis Tsipras, përmes një telefonate ka uruar liderin e Demokracisë së Re, Kyrikos Mitsotakis për fitoren e partisë së tij në zgjedhje e realizuara mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Lideri i SYRIZA-s ka mbërritur në selinë e SYRIZA-s pak para orës 21:00.

Pavarësisht humbjes dërrmuese të rezultateve të regjistruara për partinë e tij, Tsipras u prit me duartrokitje nga mbështetësit e SYRIZA-s të mbledhur në selinë e partisë.

Në një bisedë telefonike me Kyriakos Mitsotakis, ai e ka uruar për fitoren e Demokracisë së Re, bëjnë me dije mediat greke.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top