Zgjedhjet lokale, Rama: Nuk është e vështirë me një kundërshtar të tillë të shkojmë përtej fitores

Kryeministri, Edi Rama është ndalur të flasë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë e cila zgjati pak më shumë se një orë.

Pas mbledhjes u vendos një tjetër takim në datën 25 mars, për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit.

I pyetur për pritshmëritë që ka në këto zgjedhje, Rama u shpreh se me një kundërshtarë të tillë fitorja nuk është aspak e vështirë, por e rëndësishme është sipas tij të shkohet përtej kësaj.

“Mendoj që do të fitojmë shumë bindshëm. Dua të jem i drejtë, fitorja përballë një kundërshtari të tillë, është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Të hysh në fushë me kundërshtarë të tillë, të padenjë, nuk është e vështirë.

Ne duhet të shkojmë përtej kësaj, të jemi me njerëzit, pranë njerëzve. Politikën e “gërr gërr” t’ia lemë atyre,” tha Rama.

Basha pret delegacionin nga Ukraina, “harron” bluzën si Zelensky

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Korreshi shkon në Kuvend me bukë misri dhe kos

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top