Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kreu i PDK: Jemi partia me më shumë komuna të fituara

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shpallur subjektin që ai drejton si fituesin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat, Krasniqi theksoi se PDK-ja ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke fituar numrin më të madh të komunave që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

PDK-ja ka shpallur fitoren që në raundin e parë në Mitrovicë të Jugut ku prin kandidati i saj Arian Tahiri, ndonëse numërimi atje ende nuk ka përfunduar. Tahiri, megjithatë, sipas exit polle-ve do ta marrë komunën në raund të parë.

Në Skenderaj, PDK-ja do të fitojë pa balotazh, komunë ku pothuajse ka përfunduar numërimi. Ky subjekt pritet të marrë Ferizajn që në raund të parë po ashtu. Ndërkaq prin edhe në komuna të tjera, sikurse Vushtrria, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe Prizreni.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top