Zgjedhjet lokale, Celibashi pret ambasadorët e SHBA dhe të BE-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka pritur në takim ambasadoren e SHBA Yuri kim dhe atë të Bashkimit Evropian Christiane Hohnann. Ky takim vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se personat e shpallur “non grata” nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas saj, peronat e sanksionuar për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të luftojnë korrupsionin.

“Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar”, tha Kim.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top