Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme në orën 13:00 një mbledhjeje të Kryesisë, ku priten diskutime për zgjedhjet e pjesshme. Mbledhja do të mbahet në selinë blu dhe do të ketë dy pika kryesore në rend dite. Sipas njoftimit të shpërndarë për anëtarët e Kryesisë, pika e parë ka të bëjë me një informim nga grupi i punës lidhur me ecurinë e bisedimeve me aleatët për çështjen e përfaqësimit në zgjedhjet e ardhshm lokale.

Ndërsa pika e dytë do të përqendrohet në diskutime dhe vendimmarrje për organizimin e procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë që do të përfshihen në zgjedhje. Deri tani si kandidat të mundshëm të opozitës kanë qarkulluar tre emra si Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top