Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Celibashi: Fondi në 6 bashki është 306 milionë lekë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot draftin e buxhetit gjatë një takimi me gazetarët lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, që do të mbahen më 9 nëntor. Celibashi deklaroi se fondi i parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki, është 306 milionë lekë, ku më tej shtoi se me këtë kapital do të mbulohet e gjithë pjesa logjistikës zgjedhore, personeli si dhe identifikimi elektronik që do të vihet në dispozicion të procesit zgjedhor.

“Me një vlerësim paraprak që i kemi bërë kostove të këtyre zgjedhjeve, personeli që do angazhohet, identifikim elektronik dhe gjithë pjesën tjetër të logjistikës zgjedhore , kemi një vlerë 306 milionë lekë, për afërsisht nesër dhe deri pasnesër e kemi të finalizuar buxhetin për këto zgjedhje. Kemi përgatitur draftet përkatëse për miratimin për Komisionin Rregullator që lidhet me afatet e zhvillimit të procesit zgjedhor.

Kemi parashikuar që fushata të zhvillohet në 1 deri më 8 nëntor. Jemi në procesi ne rekrutimit të personeli që do të angazhohet në zgjedhje. Koha është ajo që është që e ka përcaktuar kodi zgjedhor se nuk mund të kesh më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. KQZ dhe stafi është duke punuar thuajse 24/7 për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve me të gjitha standardet,” tha Celibashi.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top