Zgjedhjet e 14 majit/ Vendoset: Parlamenti do të vijojë punën deri më 27 prill

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që punimet e Kuvendit të vijojnë deri në datën 27 prill. Ky vendim është marrë për shkak të fushatës elektorale, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Ndërkohë fushata elektorale për të gjithë kandidatët në 61 bashkitë e vendit do të jetë një muaj.

Aktualisht janë dorëzuar në KQZ kandidatët nga forcat politike, teksa PD vijon të jetë e ndarë. Kandidatët e dalë nga grupimi i kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha do të kandidojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Alibeaj, i njohur nga KQZ si kryetar i komanduar i PD, do të dalë me kandidatë të tjerë në bashkitë e vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top