Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha vjen me thirrje për shqitparët në emigrim

Teksa nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet e 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në Shqipëri dhe të votojnë për ndryshimin.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në “Facebook” ku po iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, Berisha theksoi se ata që nuk munden të vijnë, të ndikojnë përmes telefonit.

“Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni.

Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin. Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për ët votuar, është i një rëndësie shumë të madhe. Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin.

Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin.”, pohoi Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top