Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në seli drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe kryebashkiakët socialistë.
Sipas raportimeve, fokusi kryesor i diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit të ardhshëm dhe vota e diasporës.
Gjithashtu mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë së PS.