Zgjedhjet e 11 Majit/ Mblidhet sot Kolegji Zgjedhor, ja trupa gjykuese

Kolegji Zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar ankimin e Partisë Demokratike lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. PD ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të bazuar në parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Pas dorëzimit të padisë nga koalicioni, u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese pranë Gjykatës Administrative të Apelit, e cila do të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KQZ. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, që nxori fituese PS me 83 mandate, u shoqërua me një proces të gjatë ankimimesh.

Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë:

Lutfije Celami – Relatore

Entela Shedula – Anëtare

Alma Kodraliu – Anëtare

Ornela Naqellari – Anëtare

Enkel Peza – Anëtar

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top