Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Delegacioni ka vizituar sot SPAK ndërsa raportohet se misioni ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Altin Dumani dhe trupën e prokurorëve të kësaj strukture.

SPAK ka bërë të ditur muaj më parë se ka hartuar një strategji të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore. Ditë më parë misioni i OSBE ka zhvilluar edhe takime të tjera me institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannie mbajti një konferencë për mediat më dy prill ku u pyet edhe për për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve. Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.

Zannier më 7 prill ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë së Lirisë me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë të partisë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi. Ai gjatë fjalës së tij para gazetarëve u shpreh se në këtë takim u njoh me shqetësimet e ngritura nga PL. Sa i përket arrestimit të të presidentit të PL-se, Ilir Meta ai nuk e komentoi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top