Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar së fundmi një mesazh të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ambasada shkruan se vota është zëri i qytetarëve dhe se ajo nuk ka çmim.

Më tej theksohet se përmes votës përcaktohet e ardhmja e votuese. Ky mesazh vjen dy ditë para zgjedhjeve ndërsa partitë politike po përgatiten që sot të mbyllin fushatën elektorale.

Gjatë fushatës janë denoncuar nga partitë politike raste të krimeve elektorale nga blerja e votës dhe presionet ndaj qytetarëve për të votuar më 11 maji. Mesazhi i ambasadës thekson rëndësinë e votës dhe fuqisë që ka çdo qytetar për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin dhe se duhet votuar pa e shitur atë.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim,” shkruhet në postim.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top