Zgjedhjet/ Altin Dumani: Gati strategjia e hetimit të krimit zgjedhor

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se SPAK ka bërë gati strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se strategjia është gati në përfundim dhe pritet vetëm miratimi. Po ashtu Dymani theksoi se është menduar dhe një plan veprimi, por momentalisht nuk mund ta bëj publike këtë.

“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top