Zgjedhje parlamentare në Kosovë, deri në orën 15:00 votuan mbi 50% e të regjistruarve

Mbi 50% e regjistruar kanë votuar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ka nisur procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë. Kemi pranuar të dhënat e pjesëmarrjes së votuesve deri në orën 15:00, nga 20 mijë e 324 votues të Republikës së Kosovës të regjistruar për votim, kanë votuar 10 mijë e 306 votues apo 50,91%”, ka thënë ai.

Votimi nisi në orën 07:00 në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e Evropës, ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada do të nisë në orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Votimi zhvillohet në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top