Zgjedhje në 2 rajone/ Humbet Meloni, triumfon qendra e majtë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe koalicioni i saj i qendrës së djathtë zhgënjeu në zgjedhjet e së dielës për dy rajonet e rëndësishme të Emilia – Romagna dhe Umbrias. Sukses i rëndësishëm për qendrën e majtë që konfirmoi edhe një herë rritjen e saj.

Në Emilia-Romagna fitoi kandidati i qendrës së majtë Michele de Pascale që u rikonfirmua në këtë detyrë ndërsa në Umbria pati një ndryshim të pushtetit lokal pasi fituese u shpall Stefania Proietti duke mposhtur presidenten aktuale të rajonit, Donatella Tesei.


Partia Demokratike në opozitë e drejtuar nga Elly Schlein numëron një mbështetje pothuajse 42% në Emilia Romagna, mbi 31% në Umbria. Ajo që ka pësuar rënien më të madhe është “Lëvizja 5 Yjet” e Matteo Salvinit që ka marrë një rezultat zhgënjyes.

Ajo që ra në sy ishte një numër i madh i abstenuesve pasi në Emilia-Romagna pjesëmarrja ishte vetëm 46.42% ndërsa në Umbria votuan vetëm 52.3%, shifra shumë më të ulëta zgjedhjet e kaluara.

Salvini bëri vetëm një koment konciz: “Votuesit kanë gjithmonë të drejtë”, ndërsa sekretari i Forza Italia, Antonio Tajani në pushtet thotë se partia e tij ka “dyfishuar konsensusin në të dy rajonet”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top