Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë kreun e ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Procesi do të përcaktojë drejtuesin e ri për një periudhë trevjeçare.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në ambientet e KLP-së kanë mbërritur ekipet ndërkombëtare që do të monitorojnë procesin e përzgjedhjes, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në këtë procedurë. Prezentë janë ambasadori Silvio Gonzato, Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, si dhe përfaqësues të ambasadës holandeze.