Zgjati mbi 30 minuta, mbyllet seanca në Kuvend, ligjet kalojnë vetëm me votat e mazhorancës

Kuvendi do të mblidhet paraditen e kësaj të enjte, me të dyja palët politike që vijojnë që t’iu qëndrojnë skenareve të njëjta. Nga njëra anë është opozita që vijon me skenarin e kaosit, dhe nga ana tjetër mazhoranca që kalon ligjet pa diskutim në Kuvend, me forcën e kartonave.

Në rendin e ditës së sotme në Kuvend, parashikohen 7 pika, ku fillimisht është vendosur projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.

Megjithë renditjen e këtyre prjektligjeve dhe diskutimeve jashtë rendit të ditës, seanca pritet që tgë zgjasë vetëm fare pak minuta. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, me në krye Gazment Bardhin, ditën e djeshme opozita vendosi që të ndjekë të njëjtën skenar, me bllokimin e punimeve normale tgë Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi dje përjashtimin e 3 deputetëve, për aktet e dhunshme të seancës së ditës së hënë.

Bëhet fjalë për Flamur Nokën, i cili u përjashtua me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Bledjon Nallbati me 20 ditë dhe Saimir Korreshi me 5 ditë. Me ndryshimin e njëanshëm që socialistët i bënë rregullores së Kuvendit, deputetët që kryejnë akte dhune mund të dënohen deri në 2 muaj përjashtim nga Kuvendi. Kjo çështje është ankimuar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top