Zemra ime është në copa: Xheneta shpërthen në lot për Gjestin

Në promon e episodit të ardhshëm të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar duke folur me ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas aksidentit tragjik që i mori jetën vëllait të tij, Eldion Kelmendi.


E përlotur, Xheneta u shpreh:
“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra.”

Pavarësisht ndarjes së tyre, ajo ka treguar solidaritet të sinqertë, duke qenë e pranishme në ceremoninë mortore dhe duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë moment të dhimbshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top