Zelenskyy në OKB-së: Ndalojeni Rusinë tani, për ndryshe Putini do të zgjerojë luftën

– Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij Zelenskyy kërkoi më shumë ndihmë dhe mobilizim nga vendet perëndimore. Teksa foli për rrezikun që lufta e Rusisë të zgjerohet përtej Ukrainës, Zelensky i bëri thirrjë OKB-së që të ndalojë tani Moskën dhe Putinin, pasi në të kundërt lufta do të marrë përmasa të mëdha.

Zelensky theksoi se ndihma për Ukrainën nuk është thjesht solidaritet, por një nevojë urgjente për të ndaluar një të keqe më të madhe. Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore dhe udhëheqësve botërorë të veprojnë menjëherë:

“Putini do ta vazhdojë luftën përpara, më gjerë dhe më thellë… Ukraina është vetëm e para. Dronët rusë tashmë po fluturojnë nëpër Evropë. Faktet janë të thjeshta: Ndalimi i kësaj lufte tani ka më pak kosto se ndërtimi i bunkerëve në të ardhmen. Ndalimi i Putinit tani është më pak i kushtueshëm se përpjekja për të mbrojtur çdo port nga dronët terroristë. Dhe është më i thjeshtë sesa të pyesim veten se kur do të shfaqet një dron me kokë bërthamore”, tha Zelensky.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top