Zelensky uron Trump: Të arrijmë një paqe afatgjatë dhe të drejtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy uroi Donald Trump për inaugurimin e tij si president i SHBA duke thënë se ai po pret me padurim një “bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm”.

Zelenskiy shprehet se Trump do të ofrojë një mundësi për paqe afatgjatë e të drejtë në luftën e Ukrainës.

“Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe paqja përmes politikës së forcës që ai njoftoi ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është prioriteti kryesor”, tha Zelensky në rrjetin social X.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top