Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në rajonin Kursk

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e tij kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut, pas pothuajse dy javë që nga nisja e inkursionit të tyre.

Ukraina tha se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë, që nga nisja e inkursionit të befasishëm më 6 gusht.

Zelensky tha se shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë.

“Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që po burgosin ushtarë rusë dhe sjellin më afër lirimit ushtarët dhe civilët tanë që mbahen nga Rusia”, tha Zelensky përmes një deklarate të publikuar në Telegram.

“Gejnerali Syrskuy më ka raportuar për forcimin e pozicioneve të forcave tona në rajonin e Kurskut dhe zgjerimit të territorit”.

Rusia e ka cilësuar si “provokim të madh” inkursionin në Kursk dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa pushtimi që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon./ REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top