Zelensky: Trump mund të sjellë paqen, sa herë flas me të më thërrasin liderët europianë e më pyesin si shkoi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë të transmetuar të dielën (5 janar) se dëshiron të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të rënë dakord për një plan paqeje përpara çdo negociate me presidentin rus, Vladimir Putin.


Intervista u dha në podcast-in e amerikanit Lex Friedman, në fund të dhjetorit në Kiev.

 

Presidenti ukrainas përsëriti pritshmërinë e tij se Donald Trump mund t’i japë fund luftës.

“Tani e shoh që kur flas për diçka me Donald Trump, qoftë personalisht apo në telefon, të gjithë liderët europianë më pyesin ‘si shkoi? Kjo tregon ndikimin e Donald Trump dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me një president amerikan, në përvojën time. Kjo të jep besim se ai mund t’i japë fund kësaj lufte”, tha ai.

Zelensky ka lavdëruar Trump, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Fitorja e manjatit republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar në SHBA ngriti dyshime për mbështetjen e ardhshme të Uashingtonit për Kievin, me Trump që premtoi t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”.

Për Zelensky, pretendimi i Trump ishte “jo vetëm fjalë”, duke theksuar se populli ukrainas po mbështetet te presidenti i ardhshëm i SHBA-së për të detyruar Rusinë të pajtohet për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

 

“Unë me të vërtetë mbështetem tek ai dhe mendoj se njerëzit tanë besojnë vërtet tek ai. Ai ka fuqi të mjaftueshme për të ushtruar presion mbi (Presidentin rus) Putin,” theksoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top