Ukraina nuk ka nevojë për ndërmjetës si kryeministri hungarez Viktor Orban në bisedimet e mundshme të paqes me Rusinë dhe synon të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për këtë çështje, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky. Orban ka kërkuar një armëpushim për Krishtlindje në armiqësitë midis Ukrainës dhe Rusisë, duke e përshkruar atë si një përpjekje të fundit për të ndërmjetësuar një zgjidhje diplomatike të konfliktit. Ai ia dërgoi idenë javën e kaluar Kievit dhe Moskës, si dhe Trumpit, të cilin e takoi personalisht në Mar-a-Lago në Florida. Zelensky, megjithatë, e refuzoi ofertën.
“Ne jemi një vend i fortë; ne e kemi treguar këtë në fushën e betejës… Kush tjetër në Evropë ka një shembull të tillë? Askush. A ka Orban një ushtri të tillë? Jo. Si do të ushtrojë presion mbi Putin? “ pyeti Zelensky.
Orban u takua me Trump dy ditë përpara se të fliste me Putinin me telefon. Pas bisedës, Kremlini njoftoi se kryeministri hungarez kishte propozuar një armëpushim në ditën e Krishtlindjeve dhe një shkëmbim në shkallë të gjerë të të burgosurve midis Moskës dhe Kievit.