Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ka pretenduar se kapaciteti i Ukrainës për të prodhuar armë përfundimisht mund ta tejkalojë atë të Rusisë.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se Ukraina ka arritur të prodhojë armë të përparuara teknologjikisht, raporton Sky News.
“Një arritje e rëndësishme e shtetit tonë dhe e prodhuesve tanë të armëve është se Ukraina ka arritur aftësinë për të prodhuar një vëllim të tillë armësh të përparuara teknologjikisht saqë, në planin afatgjatë, mund t’i tejkalojë aftësitë e Rusisë”, tha ai.
Ai shtoi se, gjatë ditëve në vijim, “prioriteti kryesor në të gjithë punën diplomatike, të gjitha takimet dhe negociatat do të jetë mbrojtja ajrore për Ukrainën”.