Zelensky njofton se Perëndimi do ta ndihmojë Ukrainën edhe me 2 miliardë dollarë shtesë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se partnerët perëndimorë të Kievit u zotuan të ofrojnë ndihmë shtesë prej 2 miliard dollarësh për Ukrainën.

Zelensky duke folur pas takimit të tij me partnerët perëndimorë të Kievit në Ramstein të Gjermanisë nuk dha shumë detaje për llojin e ndihmës, por theksoi se 34 vende janë zotuar të mbështesin Ukrainën në fusha të ndryshme.

“Kemi pasur një takim shumë të mirë, një rezultat shumë të mirë. Kishte paketa shtesë mbështetëse për Ukrainën që arrinin në 2 miliardë dollarë”, ka deklaruar ai.

“E gjithë kjo do ta forcojë Ukrainën”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas nuk specifikoi se cilat vende premtuan ndihmën.

Ditën e djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Washingtoni do t’i sigurojë Kievit ndihmë ushtarake shtesë prej 500 milionë dollarësh, të cilat do të përfshijnë mbrojtje kundërajrore, municione tokë-ajër dhe pajisje për avionët luftarakë F-16./vizionplus

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top