Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka reaguar lidhur me marrëveshjen me SHBA për mbështetjen dhe rimëkëmbjen nga lufta.
Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Zelensky tha se ka shumë çështje që duhet trajtuar më me detaje dhe se duhet ende shumë punë.
Marrëveshja e rimëkëmbjes është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë.
“Puna me palën amerikane po përparon në mënyrë aktive, dhe nga ana ukrainase po punojmë me efikasitet maksimal”, shkroi ai në platformën X.