Zelensky gjen kohë të bisedojë me Ramën në telefon, falënderon Shqipërinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike.

Siç bën me dije vetë presidenti ukrainas në X, Zelensky ka informuar Ramën mbi situatën në frontin e luftës me Rusinë si dhe me zhvillimet më të fundit diplomatike, teksa javën e ardhshme priten takime të ndara të presidentit Trump me Vladimir Putin dhe Zelenskyn.

Presidenti ukrainas shton se me Ramën janë diskutuar dhe përgatitjet që do bëhen për forumet ndërkombëtare për fundin e kësaj lufte.

Postimi i Zelenskyt:

Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, @ediramaal. E informova shkurtimisht mbi situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të përfunduar këtë luftë dhe për të ndalur vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Diskutuam përgatitjet për takimet në forume ndërkombëtare të rëndësishme. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët tanë. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.

Faleminderit, Edi, faleminderit Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top