Zelenski shfaqet i dëshpëruar në Hungari pas fitores së Trump

Në Hungari po zhvillohet takimi i Komunitetit politik Europian, ku marrin pjesë drejtues të shteteve të Bashkimit Europian, bashkë me ata të Europës Juglindore. Në takim është edhe presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, i cili është në pritje të një vendimi të Trump për frontin e luftës me Rusinë. Presidenti i zgjedhur i SHBA ka premtuar që të mbyllë luftën me Rusinë në 24 orët e para të tij në detyrë.

Kryeministri Edi Rama është pyetur në hyrje të takimit për zgjedhjen e Trump dhe braktisjen që pritet t’i bëjë Amerikan ukrainasve duke i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Po tani çfarë do t’i thoni Zelenskit?” ishte pyetja e gazetares.

“Ia kam thënë. Mendoj që nuk është domosdoshmërisht diçka për tu shqetësuar por dicka për të reflektuar dhe për të bërë më shumë për të pasur një Europë shumë më të fortë. Kur u zgjodh herën e parë, Trump të gjithë po dridheshin se NATO-s do t’i vinte fundi, por NATO u bë më e fortë, ndaj nuk mendoj që ajo që ka ndodhur në SHBA është diçka që duhet ta shohim si shqetësuese. Përkundrazi mund të jetë dicka e madhe për ti bërë gjërat ndryshe për ne dhe për botën” u shpreh Rama.

Të gjithë drejtuesit e shteteve të Bashkimit Europian tani janë në pritje, se si do të sillet Trump me ta, jo vetëm në çështjet e mbrojtjes, por në veçanti për çështjet e financave dhe tregtisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top