Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë numëron shpenzimet e kota të USAID’it: 1.5 milionë euro për Serbinë

Teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon të reformojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, ka prezantuar para publikut disa nga projektet e agjencisë që administrata e re, siç tha ajo i konsideron si “delirante dhe dashakeqe”.

Si një shembull, siç thuhet në deklaratë, të “abuzimit dhe humbjes së parave”, Leavitt përmendi një milion e gjysmë dollarë për programet që promovojnë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI) në vendet e punës në Serbi.

Ajo nuk ka specifikuar saktësisht se cilat programe janë përfshirë në Serbi, ndërsa ka treguar se sa para janë ndarë për programe specifike në vende të tjera raporton Reporteri.

“Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka qenë e papërgjegjshme ndaj taksapaguesve për dekada duke ofruar shuma të mëdha parash për projektet e pakuptimta dhe, në shumë raste, me qëllim të keq të burokratëve, pothuajse pa asnjë mbikëqyrje”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./express

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top