Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Hamasi ishte më barbar se ISIS

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Daniel Hagari, deklaroi së fundmi se Hamasi ishte më barbar dhe më brutal se ISIS. Ai shtoi se Izraeli do t’i përgjigjet me vendosmëri dhe forcë këtyre krimeve të luftës të paprovokuara.

“Hamasi ishte më barbar dhe më brutal se ISIS. Më lejoni të jem i qartë: Izraeli do t’i përgjigjet me vendosmëri dhe forcë këtyre krimeve të luftës të paprovokuara”, tha Hagari.

Grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael të shtunën në mëngjes, duke vrarë të paktën 400 izraelitë dhe duke rrëmbyer disa të tjerë. Ndërsa luftëtarët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe depërtuan në kufirin e fortifikuar të shtetit hebre në disa vende, sulmi hakmarrës nga Izraeli deri më tani ka marrë më shumë se 700 jetë në Rripin e Gazës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top