Zëdhënësi i KFOR-it: Nuk kemi dërguar përforcime në veri

Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Andrea Gallieni njofton se KFOR-i nuk ka dërguar përforcime në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv, u plagosën dy të tjerë, si dhe u vranë 4 sulmues serbë. Gallieni tha se trupat janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme.

“Nuk ka përforcime, trupat e KFOR-it janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme”, theksoi ai.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat. Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top