Zëdhënësi i BE-së reagon për rrëmbimin e policëve në Kosovës: Po e ndjekim nga afër çështje

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano është pyetur për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga njësia speciale e Serbisë.

Në përgjigjen e tij ai tha se këtë çështjen urgjente po e ndjekin nga afër dhe se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in.

“Kjo është çështje që po e ndjekim nga afër dhe është një çështje urgjente. Jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in që është i rëndësishëm në këtë kontekst për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ne nxisim Kosovën dhe Serbinë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do t’i kontribuonte tensioneve që janë të rritura”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top