Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb.

Në një lidhje live për News24, Lajda Porja tha se duke nisur nga e mërkura, temperaturat do të ulen 6-7 gradë Celsius.

“Sot dhe nesër janë ditët e fundit ku do të japin frymë temperaturat e larta. Dita e martë është kulmi i fundit i kësaj vale. E kishim paralajmëruar se do të ishte nga fundi i korrikut, por vetëm në dy zona, Elbasan dhe Berat, Belshi dhe Cërriku që do të jenë deri në 42 gradë, ndërsa zonat e tjera me temperatura më të ulëta. Bregdeti rreth vlerës 38 gradë dhe juglindja 37 gradë. Në ditën e mërkurë, do kemi 6-7 gradë rënie, ku do të ndihet rënia e temperaturave.”, tha Porja.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top