Zbulohet skenari i PD-së për protestën e sotme

Partia Demokratike do të organizojë sot protestën e radhës, të disatën për këtë vit, që prej nisjes së tyre.

Raportohet se demokratët do të braktisin fjalimet në tubimin e sotëm, pasi në protestën e fundit i rikthyen ato.

Sipas raportimit nga gazetari Osman Stafa, skenari i sotëm pritet të jetë një rikthim te marshimi i protestuesve, megjithëse nuk dihet ende itinerari që do të ndiqet.

Në marshime të kaluara, protestuesit e PD kanë shfaqur revoltën e tyre ndaj disa institucioneve, ndërsa për ditën e sotme është marrë leja në polici për një tubim që do të nisë në orën 19:00 në sheshin para Kryeministrisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top