Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Jimmy Buffett

Këngëtari i njohur për këngën, “Margaritaville”, Jimmy Buffett ndërroi jetë nga kanceri, sipas një raporti të ri.

Pasi muzikanti u diagnostikua me kancer të lëkurës katër vjet më parë, sëmundja kaloi në limfomë. Ky ishte shkaku i vdekijes së 76-vjeçarit, sipas TMZ. Lajmi për ndarjen nga jeta u bë i ditur në mëngjesin e së premtes në një deklaratë të postuar në llogaritë e tij në mediat sociale.

“Jimmy ndërroi jetë i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij,” lexohej në deklaratë, së bashku me një foto të buzëqeshur të kantautorit. “Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t’i mungojë pa masë nga shumë njerëz,” përfundon deklarata.

Buffett ka lënë pas gruan e tij, Jane Slagsvol, si dhe vajza Savannah, vajza Sarah dhe djali Cameron. Shumë të famshëm e kanë nderuar artistin me homazhe prekëse në rrjetet sociale. “Pra, lamtumirë Jimmy”, ka shkruar Kenny Chesney në një video në Instagram të premten. “Faleminderit për miqësinë dhe këngët që do të mbaj në zemrën time përgjithmonë.” Elton John, nga ana e tij, e quajti Buffett një “argëtues unik dhe të çmuar”, duke shtuar: “Ky është lajmi më i trishtuar. Një burrë i bukur iku shumë shpejt.”

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top