Zbulohet kalendari i Superiores:Egnatia e nis “malore”, Partizani-Tirana në javën e 6

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për kalendarin e Superiores, duke ndërtuar tashmë edhe përplasjet e skuadrave për sezonin e ri 2025/26, sipasi i të cilit ngrihet në datën 23 gusht. Ekipet e Kategorisë Superiore dhe kanë zbuluar kundërshtarët e tyre në javën e parë. Shorti për javën e parë të e sezonit 2025/26 është hedhur pak më parë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Supersfida e javës së parë është Vllaznia-Egnatia, ku përsëritet finalja e madhe e Final-Four. Ndërsa Partizani do të përballet me Vorën e sapongjitur në Superiore. Teuta do të presë Dinamon ndërsa Elbasani do të luajë kundër Flamurtarit i cili kthehet në elitë pas një kohe të gjatë. Bylis-Tirana do të mbyllë javën e parë.

Derbi kryeqytetas është rezervuar si zakonisht në javën e 6 të kampionatit, ku Partizani do të jetë pritës në fazën e parë dhe Tirana vizitore. Në javën e 9 pastaj do të jetë përballje mes të kuqve e Dinamos, që në javën e 5. Egnatia e nis kampionatit në të përpjetë, me debutimin kundër shkodranëve e përballjen e javës së tretë me Partizanin.

JAVA E PARË

Partizani-Vora
Teuta-Dinamo
Vllaznia-Egnatia
Elbasani-Flamurtari
Bylis-Tirana

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top