Zbulohet formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Çekinë

Dëmtimet dhe mungesat kanë shtuar dyshimet e trajnerit Silvinjo lidhur me 11 titullar që ai do të hedhë në fushë. Lajmi i mirë është rikthimi i Kristjan Asllanit që ka lënë pas dëmtimin dhe tani është në dispozicion të teknikut brazilian, raporton A2.

Kështu me skemën e tij 4-2-3-1, porta do t’i besohet numrit 1 të kombëtares, Thomas Strakosha. Mbrojtja është e sigurt me katërshen e përbërë nga Mitaj në të majtë, Hysaj në të djathtë dhe qendra me dyshen Kumbulla dhe Ismajli, shkruan A2.

Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani ndërsa Laçi luan përpara. Nga krahët, Bajrami në të majtë dhe Asani në të djathtë që do të ndihmojnë në qendër sulmuesin e rikthyer, Mirlind Daku.

Në kampin kuqezi ka optimizëm për të marrë maksimumin në ndeshjet e tetorit. Kombëtarja shqiptare luan të premten në mbrëmje ndaj Republikës Çeke në Pragë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më vonë udhëton në Gjeorgji.

Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e dytë me 3 pikë ndërsa kreun e mban Gjeorgjia me 6 pikë të plota.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top