Zbulohet emri i djalit të Rihanna

U bë kurioze e gjithë bota dhe s’dimë ç’e shtyu këngëtaren ta fshehë kaq gjatë emrin e të birit. Mirëpo, mediat e huaja thonë se Rihanna dhe A$AP Rocky e kanë quajtur të birin RZA Athelston Mayers.

Djali i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit Wu-Tang.

RiRi e solli në jetë të birin më 13 maj 2022 dhe u tregua tepër e rezervuar për portretin e tij. Mirëpo, kur fotot e djalit ranë në dorë të paparacëve, ajo papritur vendosi të zbulojë vetë portretin e tij, që me imazhin e të birit të mos bëhej biznes.

Në shkurt 2023, këngëtarja e “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Siç e do “zakoni” i Rihanna-s, ende s’dimë asgjë as për gjininë e bebushit të dytë, që duket se do ta mbajnë akoma të fshehtë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top