Zbulohet data e publikimit të “La Casa de Papel”

Netflix ka njoftuar përmes një traileri se episodet e reja të “La Casa De Papel” me titull ”Berlin” do të kenë premierën e tyre më 29 dhjetor.

Në “La Casa de Papel”, një grup të huajsh bëhen bashkë për të grabitur shuma të mëdha parash në institucionet shtetërore të Spanjës me një plan të krijuar nga Profesori (Álvaro Morte) dhe të ekzekutuar nga Berlini.

Seritë e reja “BERLIN” fokusohen në një periudhë më të hershme në jetën e Berlinit, e cila është prekur në rikthimet në sezonet e mëvonshme të Money Heist.

Seriali i ri do të ndjekë një nga grabitjet më të pazakonta të personazhit ikonik të luajtur nga Pedro Alonso, i cili rikthehet në rolin e Berlinit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top