Opozita do të jetë me 3 grupe parlamentare në gjatë këtij sesioni parlamentar në Kuvend. Ditën e sotme janë zbardhur edhe emrat e grupeve. Për të formuar grupet parlamentare, aleatët kanë “marrë hua” deputetë nga grupi i demokratëve.
I pari që u formua ishte grupi parlamentar i Partisë së Lirisë, i cili do të përbëhet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto, Brunilda Haxhiu dhe deputetët e marrë nga PD Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja.
Grupi Parlamentar i Patisë së Lirisë
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa- PD
Ledina Alolli- PD
Klodiana Çapja- PD
Grupi i aleatëve përveç Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Artan Lukun i Partisë Agrare, kanë marrë edhe 4 deputetët e PD-së, Greta Bardeli, Denisa Vata, Zija Ismaili dhe Fidel Kreka.
Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
Fatmir Mediu nga PR
Vangjel Dule nga PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku PAA
Fidel Kreka PD
Ndërsa Mesilda Doda e PDIU-së ka refuzuar që të bëhet pjesë e këtij grupi parlamentar për shkak të Vangjel Dules. Ajo ka reaguar për TCH duke deklaruar se nuk është më deputete e Partisë Demokratike pasi nuk është konsultuar për grupet e krijuara në parlament.
“Nuk jam deputete e PD-së. Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, – tha Doda.