Zbarkimi masiv i emigrantëve në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Shengenit për Spanjën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa dispozitave të Marrëveshjes së Shengenit mbi lëvizjen e lirë, pas mbërritjes së qindra emigrantëve të parregullt nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës. Me anë të një reagimi në platformën “X”, Meloni i cilësoi pamjet nga Ceuta si tronditëse dhe paralajmëroi se Italia nuk do të qëndrojë pasive përballë këtyre zhvillimeve.

“Imazhet që vijnë nga Ceuta janë tronditëse dhe tregojnë, edhe një herë, se emigracioni i pakontrolluar i paligjshëm përbën një kërcënim konkret për sigurinë e kufijve të Evropës. Kam folur me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi. Italia nuk do të rrijë duarkryq dhe të vëzhgojë. Ne po mbledhim organet përkatëse dhe pas këtyre takimeve, jemi të përgatitur të ndërhyjmë me masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë e qytetarëve, përfshirë pezullimin e Zonës Shengen me Spanjën. Lidhur me emigracionin e paligjshëm, ne nuk do të lëshojmë asnjë centimetër: mbrojtja e kufijve, ndalimi i trafikantëve të qenieve njerëzore dhe sigurimi i riatdhesimeve efektive do të vazhdojnë të jenë linja e kësaj Qeverie,” theksoi Meloni në”X”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top