Zbardhet nga dëbora Malësia e Krujës, nuk raportohen problematika në qarkullim

Malësia e Krujës është zgjuar këtë mëngjes nën petkun e bardhë të dëborës, pas reshjeve të njëpasnjëshme gjatë natës në zonat me lartësi të mëdha. Dëbora ka mbuluar disa prej fshatrave malorë, si Shkreta, Bruz Mali, Qafë-Shtama dhe zona të tjera përreth, ku trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra.

Pavarësisht reshjeve, deri në këto momente nuk raportohet për bllokime të rrugëve apo problematika të tjera serioze infrastrukturore. Autoritetet vendore janë në gatishmëri, ndërsa lëvizja e automjeteve në akset kryesore po zhvillohet pa pengesa.

Ndërkohë, temperaturat kanë shënuar një rënie të ndjeshme, duke krijuar një kontrast të fortë me ditët e ngrohta që e paraprinë këtë ndryshim të papritur moti. Brenda 24 orëve, qytetarët janë detyruar të lënë bluzat me mëngë të shkurtra dhe t’i rikthehen veshjeve të trasha e xhupave dimërorë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top