Zbardhet dëshmia e Mediut në GJKKO: Ish-shefi i shtabit të pyetet me videokonferencë

Zbardhet dëshmia e ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në seancën e mbajtur sot në GJKKO, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu kërkoi pyetjen e tij përmes video konferencës të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Luan Hoxha, por prokurorët e SPAK thanë se nuk kishin një adresë të ish-gjeneralit.

Ndërkohë prokurorët nisën prezantimin e provave shkresore, mes të cilave akt-ekspertimin amerikan të shkakut të shpërthimit në Gërdec, akt-ekspertimin ushtarak dhe atë financiar.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, shkaku i shpërthimit mund të ishte flaka e shkaktuar nga kontakti i një karroce të saposalduar me thasët e barutit, por edhe mundësi nga mosdorëzimi i çakmakëve në hyrje të fabrikës, apo kontakti i rrotave metalike të karrocës.

Sipas akt-ekspertimit ushtarak, demontimi i kalibrave të mëdhenj nuk mund të behej në një distancë të afërt me zonën e banuar, ndërsa akt-ekspertimi financiar llogarisë një kosto prej 59 mln lekësh për transportin, që konsiderohej sipas SPAK, dëm në buxhetin e shtetit.

Sakaq, Denis Hadari nuk pranoi të dëshmonte, ndërsa Anjola Agollin do kërkohet sërish të thirret në seancë, pasi sipas sistemit TIMS ndodhet në Shqipëri. Ndërkohë seanca tjetër është caktuar më 24 prill, në orën 12:00

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top