Zbardhet buxheti 2024/ 2.8 mld euro për paga e pensione. Investimet publike 1.2 mld euro, koncesionet 136 milionë euro

Në total qeveria parashikon të shpenzojë afro 739,7 miliardë lekë vitin e ardhshëm, ose rreth 7 miliard euro, nga të cilat 674,7 ose 6,4 miliardë lekë do të merren nga taksat dhe tatimet. Pjesa tjetër e financimit të buxhetit, rreth 61,2 miliardë lekë ose 600 milion euro do të merret borxh.

Mbajtja e administratës në total do tu kushtojë taksapaguesve 186,2 miliardë lekë, ose plot 1,77 miliardë euro, nga të cilat afro 120 miliardë lekë, ose 1,1 miliardë euro do të jepen për pagat e çdo punonjësi shtetëror. Kurse shpenzimet operative për administratën si zyra, dieta, karburant, udhëtime, kancelari, internet, energji etj, janë llogaritur në 66.2 miliardë lekë, ose 650 milionë euro. Për mbulimin e pensioneve janë llogaritur 178 miliardë lekë, rreth 1,7 miliardë euro.

Ndërkohë deficiti i skemës se pensioneve është 36,7 miliardë lekë, ose 360 milionë euro, çka do të thotë se ketë shumë qeveria do ta marrë nga taksat për t’ia kaluar pensionistëve. Edhe bonusi dhe indeksimi i pensioneve do të mbulohet nga taksat në një vlerë gati 80 milion euro. Kurse për shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 58 miliardë lekë, ose 570 milionë euro. Për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar qeveria do të paguaj 26.2 miliardë lekë. Financimi i bashkive nga qeveria është parashikuar në rreth 71 miliardë lekë, ose 670 milionë euro, ndërsa investimet publike të qeverisë për vitin e ardhshëm janë planifikuar në 128.5 miliardë lekë, ose 1,2 miliardë euro. Nga ana tjetër Rreth 14.3 miliardë lekë, ose 136 milionë euro, para publike të qytetarëve shqiptare do të shkojnë për financimin e 11 kontratave koncesinare/PPP, duke përfshirë edhe ato në hetim nga SPAK si inceneratrori i Tiranës apo koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale në shëndetësi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top