Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë duke zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në lidhje me agjendën opozitare dhe parlamentare që do të ndjekin në vijim. Sipas raportimeve në media gjatë mbledhjes ka patur diskutime nga disa deputetë. Mësohet se deputeti Ervin Salianji ka bërë thirrje ndaj kolegëve duke thënë se “shoqëria nga ne kërkon ndryshim, duhet të ribëhemi”. Nga ana tjetër deputeti Dashnor Sula ka vendosur në fokus tentativat e mazhorancës për të patur një opozitë të dobët. Sula ka thënë se: “Rama kërkon që ne më shumë të qahemi për hallet tona se për hallet e shqiptarëve”. Në mbledhje ka reaguar dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili në një linjë me kolegët ka shtuar: “Jemi duke iu nënshtruar një padrejtësie të qëllimshme dhe të lig për të na mbyllur çdo hapësirë.”
Zbardhen diskutimet e mbledhjes së opozitës, deputetët: Shoqëria kërkon nga ne ndryshimin
- Radio Nacional
- 10/11/2023
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve …
Mund ta gjeni në te gjitha libraritë
Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700