Zbardhen diskutimet e mbledhjes së opozitës, deputetët: Shoqëria kërkon nga ne ndryshimin

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë duke zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në lidhje me agjendën opozitare dhe parlamentare që do të ndjekin në vijim. Sipas raportimeve në media gjatë mbledhjes ka patur diskutime nga disa deputetë. Mësohet se deputeti Ervin Salianji ka bërë thirrje ndaj kolegëve duke thënë se “shoqëria nga ne kërkon ndryshim, duhet të ribëhemi”. Nga ana tjetër deputeti Dashnor Sula ka vendosur në fokus tentativat e mazhorancës për të patur një opozitë të dobët. Sula ka thënë se: “Rama kërkon që ne më shumë të qahemi për hallet tona se për hallet e shqiptarëve”. Në mbledhje ka reaguar dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili në një linjë me kolegët ka shtuar: “Jemi duke iu nënshtruar një padrejtësie të qëllimshme dhe të lig për të na mbyllur çdo hapësirë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top