Yuri Kim largohet përfundimisht nga Departamenti i Shtetit pas disa muajsh

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, u shpreh se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane, mirëpo shtoi ai, pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”.

 

Yuri Kim, ish-ambasadorja amerikane në Tiranë u pa duke duartrokitur disa kolegë të saj që u larguan departamenti i shtetit me një vendim të Marco Rubio në kuadër të një reformimi të thellë e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.

Shërbimi i Yuri Kim në Shqipëri është shenjuar nga një sulm i vazhdueshëm ndaj opozitës që kulmoi me presionet për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, një kërkesë që e futi pakicën në krizë për disa vite rresht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top