Yulia Navalnaya: Putin i paparashikueshëm, mund të përdorë armë bërthamore

E veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny ka paralajmëruar se presidenti Vladimir Putin është i paparashikueshëm, duke thënë se nuk mund të përjashtohet që një ditë ai mund të përdorë armë bërthamore. Navalnya e krahasoi rastin ekstrem me pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se ajo nuk priste që Putin të shkonte në ofensivë atëherë, duke pasur parasysh lidhjet e forta midis dy vendeve.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij,” tha Yulia Navalnaya.

Ajo komentoi gjithashtu arrestimet e fundit të disa spiunëve të dyshuar rusë në Europë, duke thënë se ato janë një tjetër tregues se Putini ka bërë prej kohësh luftë në zemrën e Europës, duke përdorur çdo mjet të nevojshëm.

“Putin nuk e filloi vetëm tani, ai e ka bërë këtë që nga fillimi. Ai fillon luftërat, vret kundërshtarët e tij. Unë kam besuar gjithmonë se ka shumë spiunë rusë në Europë; spiunë rusë, është e qartë”, tha Navalnaya.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top