YouTuberi Jake Paul mposht 58 vjeçarin Tyson: në fund I përulet me respekt

Youtuber-i i kthyer në boksier, Jake Paul, njollosi përfundimisht trashëgiminë e dy herë kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson, duke fituar me pikë në një përballje të lodhshme përballë 70,000 tifozëve të zhgënjyer në Teksas – dhe miliona shikuesve që e ndoqën përmes platformës Netflix.

Siç pritej nga një 58-vjeçar që nuk ka garuar profesionalisht për 19 vite, Tyson ishte një hije e vetvetes së tij të dikurshme.

Paul, 27 vjeç, një fillestar në boks, ishte shumë më i ri dhe më atletik. Ai e mbajti Tyson-in në distancë, duke goditur me jab dhe grushte të sakta në një ndeshje prej tetë raundesh me nga dy minuta secili.

Tyson ishte i ngadaltë dhe i plogësht. Ai u prit me entuziazëm para ndeshjes, por fishkëllimat e tifozëve ishin të forta kur ndeshja përfundoi.

Disa tifozë u larguan para se të shpalleshin pikët e gjyqtarëve: 80-72, 79-73 dhe 79-73 në favor të Paul-it.

Në një moment të pakëndshëm pas ndeshjes, Tyson, pas humbjes së tij të shtatë profesionale në 57 përballje, sfidoi vëllain e Paul-it, Logan, dhe sugjeroi se mund të luftonte sërish.

Legjitimiteti I sfidës në pikëpyetje
U shfaqën shumë pyetje mbi legjitimitetin e kësaj përballjeje dhe seriozitetin e të dyve, por Tyson deklaroi se kishte ardhur “për të luftuar”.

Të dy boksierët përdorën doreza më të rënda dhe me mbushje shtesë, si pjesë e kushteve të përcaktuara nga komisioni i Teksasit, i cili e miratoi si një ndeshje profesionale – një vendim që duket edhe më absurd pas ndeshjes.

Dorezat më të lehta nuk do të kishin bërë ndryshim, pasi asnjë grusht nuk iu afrua një nokauti.

Tyson arriti vetëm 18 goditje gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Paul realizoi 78.

Ylli i rrjeteve sociale që synon Canelo Alvarez
Jake Paul u bë i famshëm duke postuar video me shakara dhe duke grumbulluar 70 milionë ndjekës në rrjetet sociale përpara se të kalonte në boks.

Ai regjistron fitoren e tij të 11-të profesionale, pasi humbi ndaj Tommy Fury-t vitin e kaluar, dhe përsëriti dëshirën e tij për t’u ndeshur me yllin meksikan, Saul ‘Canelo’ Alvarez.

“Ai e di që kërkon një pagë të majme, prandaj e di se ku janë paratë,” tha Paul.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top