Ylli i Milanit drejt Barcelonës

Anësori i Milanit, Rafael Leao, është duke u përfolur si një prej përforcimeve potenciale të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Gazeta Metro.

Siç bën të ditur gazetari spanjoll Toni Juanmarti i gazetës katalanase SPORT, Leao do të ishte shumë i lumtur që të bashkohej me Barcelonën, e cila e ka ruajtur interesimin për të nga vera e fundit, kur gjiganti katalunas ishte në treg për një anësor, por problemet financiare ia pamundësuan ndërhyrjen në treg.

Përgjatë viteve të fundit nën menaxhimin e presidentit Joan Laporta, Barcelona ka arritur të bëjë përparim në përmirësimin e gjendjes financiare, duke ulur shumën e përgjithshme që klubi paguan për paga, dhe duke nënshkruar një varg marrëveshjesh nga të cilat klubi ka përfituar para, duke përfshirë marrëveshjen me kompaninë e fanellave, Nike, e cila do të nënshkruhet së fundi dhe do të jetë marrëveshja më e mirë e ndonjë klubi me kompanitë e fanellave në botë.

Kështu, Barcelona beson që verën që po vjen mund të bëjë një transferim të madh, që do ta ngriste skuadrën në një tjetër nivel.

Leao bëri paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit në fitoren e rossonerëve në Santiago Bernabeu, por sezoni i deritashëm ka qenë i dobët për të, me vetëm një gol në 13 paraqitje dhe me disa probleme me trajnerin e ri të Milanit, Paolo Fonseca.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top